Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit Abdull Mxhid dhe u shtua "çdo peshkopatë ortodokse" (всякое епископство православных). Këtë formulë e kishte të drejtën të shqiptonte vetëm kreu i një kishe autoqefale. Me këtë akt komuniteti kishtar bullgar në kryeqytetin e Perandorisë Osmane deklaroi se nuk e njeh autoritetin shpirtëror të Patrikanës në Fener dhe shpall pavarësinë e Kishës Bullgare. Pas 10 vitesh peripecish diplomatike, fushata e Pashkëve përfundoi me themelimin e Eksarkisë Bullgare. Kisha Ortodokse Bullgare u njoh si e barabartë me kishat e tjera në vitin 1945.
Historiani Tonço Zheçev në librin e tij “Pashkët bullgare apo pasionet bullgare” shkruan se edhe atëherë Georgi Rakovski e vlerësoi aq shumë atë që ndodhi, saqë dëshiroi që kjo ditë e shenjtë të festohej çdo vit. “Kalendari kombëtar i bullgarëve në atë kohë ishte thuajse një fushë e zbrazët, në të nuk kishte ende pika të përgjakshme me të cilat shënojmë festat. Rakovski donte të tërhiqte vëmendjen e bullgarëve në një nga ditët më të rëndësishme në historinë e tyre të re. Por erdhën ngjarje, personalitete të tjera. Gradualisht kalendari bullgar u mbush me shumë pika të kuqe dhe për pak e harruam këtë festë...”, shkruan Zhçev.
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...