Kuvendi Popullor miratoi ndihmën financiare bullgare për Ukrainën në shumën prej 60 mijë euro. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen në një program 4-vjeçar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, njoftoi reporterja parlamentare e BNR Maria Fileva. Shuma do të sigurohet nga fondet për ndihmë zyrtare zhvillimore dhe humanitare në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2023. Opozita kundërshtoi dhënien e ndihmës, pasi sipas tyre është më mirë të sigurohen fondet për diaspora bullgare në Krahinat Perëndimore.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të grupit parlamentar të partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) që menjëherë të fillojnë bisedimet me formacionet e tjera politike në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai iu dorëzoi..
Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve..
Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku shumica e njerëzve me arsim të lartë punojnë me kontratë pune të përhershme. Papunësia mes atyre me diplomë baçelor ose master është më pak se 5%, sipas sondazhit të kryer në 17 vende EUROGRADUATE 2022. Të..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara..
Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima...