Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

8 Nëntori kujton dhimbjen e së kaluarës për bullgarët në Serbi

Në ditën e Krahinave Perëndimore me muzikantët e Orkestrës së Muzikës Popullore Caribrod

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 1919
Foto: arkiv

Në kohë lufte, familje të ndara, shtëpi të shkatërruara dhe një të ardhme të pasigurt, sot ne përsëri kthejmë kokën pas në të kaluarën për të kujtuar. Pikërisht 104 vjet më parë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me Traktatin e Paqes së Nejit të vitit 1919, Bullgaria humbi pa luftë 1545 km katrorë toka të lashta.

Midis 6 dhe 8 nëntorit të vitit 1920, trupat serbe pushtuan rajonet e qyteteve Caribrod, Bosilegrad dhe Strumica. 25 fshatra dhe një pjesë e tokave të qyteteve bullgare Trën dhe Kulla u prenë nga i ashtuquajturi “kufiri i zi” dhe mbetën brenda kufijve të Serbisë së sotme. Shtëpitë, oborret, fushat, burimet, puset, varrezat, kishat, rrugët, familjet mbetën fjalë për fjalë të ndara. U thyen 64 509 fate njerëzore. Ditët e pushtimit serb, pa vendimin përfundimtar të komisionit ndërkombëtar për përcaktimin e një kufiri strategjik ushtarak me Bullgarinë, nuk u zgjodhën rastësisht. Ato përkonin me disfatën e Serbisë pranë Slivnica në vitin 1885 në Luftën Serbo-Bullgare, në të cilën kapedanët bullgarë mundën gjeneralët serbë.

Në kujtim të ngjarjeve të një shekulli më parë, 8 Nëntori është shpallur Dita e Krahinave Perëndimore Bullgare.

Sot në Serbi si bullgarë e identifikojnë veten 12 918 persona – sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2022.

Është bërë një rrugë e gjatë, por edhe shumë vështirësi sundojnë jetën e njerëzve atje. Një gjë është e sigurt - shpirti bullgar është i gjallë. Muzika jonë popullore tingëllon në zemrat e bullgarëve nga Krahinat Perëndimore dhe flet gjuhën e tyre edhe sot. Për këtë u bindëm vetëm pak ditë më parë, kur në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Orkestra e Muzikës Popullore e Caribrodit (Dimitrovgrad) dha koncertin e saj të parë në Sofje me ftesë të medias sonë.

Orkestra e Muzikës Popullore Caribrod

Orkestra përbëhet nga amatorë që ia kushtojnë kohën e lirë muzikës së vjetër urbane dhe popullore nga Bullgaria dhe Serbia.

“Ne me Aleksandër Vasov jemi miq shumë të ngushtë gjatë gjithë jetës sonë dhe kur vendosëm të formojmë orkestrën, ideja jonë ishte të ruajmë dhe të mbrojmë vlerat, traditat dhe kulturën e minoritetit bullgar. Dhe të luajmë këngë të vjetra popullore, të cilat pothuajse askush nuk i ekzekuton më” - tha posaçërisht për Radio Bullgarinë Dragoljub Pejçev, kitarist në orkestër dhe inxhinier i zërit në Qendrën Radiotelevizive "Caribrod".

Krahinat Perëndimore janë pak të rrënuara, por në momentin që luajmë frymën tonë kombëtare na thërret dhe kjo është një frymëzim i jashtëzakonshëm për ne. Kjo qendër e Ballkanit është burimi i shumë ideve muzikore, ritmeve, këngëve dhe të gjithë duan të huazojnë pak prej tyre. Dhe ne ndihemi krenarë që jemi nga kjo qendër, nga ky thesar i traditës popullore bullgare dhe përpiqemi ta prezantojmë muzikën tonë kudo” - shton Aleksandër Vasov, i cili i bie kavallit dhe tamburasë, të njohur në Serbi si perla. Ai është gjithashtu zëri i Orkestrës së Caribrodit. Dhe në ditët e punës është veteriner dhe pronar i një ferme kafshësh.

Aleksandër Vasov dhe Dragoljub Pejçev

Ai e përcakton si pasuri mundësinë për të prekur artin popullor të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por kategorikisht refuzon ta quajë veten minoritet në Serbi.

“Nuk më pëlqen ta quaj veten pakicë, sepse nuk ndjej asnjë ndarje nga kombi im. Fakti që jemi pas kufirit nuk do të thotë që lidhja është e shkëputur. Jemi një pjesë e vogël, pak në oborrin e huaj, e korpusit kombëtar bullgar"- pranon ai.

“Prandaj, data 8 Nëntor mbart me vete dhimbjen e së shkuarës, e cila jeton edhe sot në Krahinat Perëndimore.

"Për mua do të thotë një kujtim i trishtuar i një ndarjeje - vazhdon Dragoljub. - Kur vihet kufiri, familjet, shtëpitë, madje edhe oborret ndahen. Askush nuk e donte, por kështu ndodhi. Pikërisht për këtë na quajnë një pakicë sot, dhe dua të them që nuk ndihem pakicë, jam bullgar. Nëse jetoj pranë kufirit apo prapa tij, është tjetër çështje. Kjo ditë duhet të respektohet dhe të mos harrohet kurrë. Kështu që njerëzit të kujtojnë atë që ka qenë dhe të jenë të vetëdijshëm për veten e tyre, të kenë sedrën e tyre dhe të mbajnë gjuhën, ndërgjegjen dhe vetëdijen bullgare në vetvete.”

Bosilegrad

Mbrojtja e vetëdijes bullgare në Krahinat Perëndimore vazhdon të jetë një detyrë e vështirë në sfondin e shpopullimit gjithnjë e më të madh të dy qendrave bullgare atje - Bosilegrad dhe Caribrod. Në mungesë të mjeteve të sigurta të jetesës, bashkatdhetarët tanë po largohen nga ky rajon në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Çdo ditë afro 1000 njerëz udhëtojnë për të punuar në Sofje dhe qytete e fshatra të tjera të Bullgarisë, ndërsa të rinjtë largohen - na tregon Dragoljub. Dhe në mendimet e tij shpresa e gjen rrugën e saj me vështirësi në rritje.

“Ky është ndoshta fati i rajoneve të vogla pranë kufirit. Nuk besoj se situata do të përmirësohet, edhe pse e dëshiroj. Por ajo që është e rëndësishme është se pothuajse të gjithë të rinjtë e qytetit tonë, pas mbarimit të shkollës, vazhdojnë arsimin në Sofje. Këtu gjejnë punë, këtu krijojnë familje dhe në Caribrod mbetemi vetëm ne njerëzit mbi 45-50 vjeç dhe nuk e di si do të zhvillohet situata.”

Caribrod

Me optimizëm, Aleksandër Vasov shpreson se në një të ardhme të parashikueshme do të ketë lehtësim në kalimin e kufirit për bullgarët nga rajonet kufitare dhe kështu do të ndihmohet komunikimi mes nesh. Ai shpreson se marrëdhëniet midis Caribrodit dhe Bullgarisë të forcohen. Dhe ndërsa politika do të japë rezultate, muzika mbetet gjuha më e lehtë për t'u kuptuar si për serbët ashtu edhe për bullgarët.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: Radio VIDIN, arkivi, BNR, BGNES





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD