Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e saj edhe në librat ku flet për jetën në Australi, Zelandën e Re, Antarktidën. Rasti që do të tregojmë tani është një eksperiment që ajo nuk e ka përshkruar ende në një libër, por është po aq intrigues se jeta e saj e deritanishme. Edhe pse këtu në Tokë, Izabella bëhet pjesë e një misioni që rikrijon jetën e astronautëve në hapësirë në mënyrë sa më reale. Ndërsa ndodhej në një stacionin unik hapësinor, i vendosur në një shkretëtirë në shtetin amerikan Utah, bullgarja arriti të vërtetojë se astronautët mund të bëjnë kos nga baktere prej acidi laktik të liofilizuara. Përbërja e ushqimit të famshëm bullgar nuk është e komplikuar, por kërkon një temperaturë të kontrolluar - një sfidë që bashkatdhetarja jonë e kapërcen me ide jo standarde:
“Plani im fillestar ishte të zieja qumështin me ujë të nxehtë në temperaturën e duhur, ta mbështillja me një peshqir dhe ta vendosja në mikrovalë, sepse ajo është e vogël, kompakte dhe mendova se mund të shërbente si një mjedis i kontrolluar për të ruajtur temperaturën për disa orë - shpjegon Izabella Shopova. - Mirëpo, doli që furra ishte e vënë në murin e jashtëm të ndërtesës dhe e gjithë ndërtesa ishte prej prej tallashi. Meqenëse ne ishim në shkretërirë në nëntor, netët ishin shumë të ftohta dhe nuk kishte si ta mbante temperaturën e qumështit aq sa duhej. E futa nën krevatin ku kalonte tubi ngrohes i kaldajës dhe e mbulova me një kuti kartoni e cila ruante temperaturën perfekte. Kur zgjohesha kishte kos të mrekullueshëm për mëngjes”.
Përzgjedhja për t'u bërë pjesë në misionin “hapësinor” ishte një festë e vërtetë për Izabellën, pasi prej vitesh shpresonte për një mundësi të tillë. Përpjekja e parë për të marrë pjesë ishte në vitin 2015 në ishullin kanadez Devon, i cili ndodhet përtej Rrethit Arktik. Në atë kohë bëhet pjesë e listës së gjysmëfinalistëve, por nuk është ndër të përzgjedhurit me fat.
"Ka një listë të gjatë kërkesash që duhen plotësuar. Të jesh në gjendje të rritësh bimë në kushte hidroponike, ose të pastrosh, gatuash, të mund të komunikosh në një mjedis të tillë. Doli që falë përvojës sime të gjatë jetësore dhe interesave nga më të ndryshmet, arrita të plotësoja kushtet dhe të aplikoja për një mision të tillë pa një ekuipazh. Doli që kishte njerëz të tjerë si unë dhe në fillim të vitit 2020 mora një email ku më ftonin të merrja pjesë në një ekuipazh të ngjashëm ndërkombëtar që ishte i gjithi i përbërë nga gra. Sigurisht, më pas ndodhi Covid-19. Filluan të gjitha kufizimet e udhëtimit dhe misioni ynë dështoi."
Përpjekja e saj e tretë nuk kaloi pa peripeci në lidhje me anëtarët e ekuipazhit që u sëmuren në minutën e fundit dhe sfidat me teste të ndryshme dhe vaksinime kundër Covid-it që duheshin bërë, por megjithatë në nëntor të vitit 2022, Izabella hyn në bazë dhe misioni i saj fillon.
"Përveç atyre që ishin të përfshirë në mision, u habita se sa njerëz nga e gjithë bota dolën vullnetarë për të mbështetur misionin nga interneti - kujton Izabella për Radio Bullgarinë. - Ne nuk kishim një lidhje të drejtpërdrejtë me ta për t’iu afruar sa më shumë kushteve reale në Mars. Vonesa e sinjalit nga atje deri në Tokë është le të themi rreth 20 minuta mesatarisht, kështu që protokolli i komunikimit nënkuptonte se do të kishte një vonesë sinjali prej të paktën 20 minutash. Gjithashtu ne kishim akses në internet vetëm në periudha të caktuara të ditës dhe atëherë ne mund t'i dërgonim raportet tona Komitetit të Mirëmbajtjes së misionit dhe gjithashtu të jepnim sugjerime se çfarë do të përfshinte plani për ditën tjetër. Ata e kontrollonin atë, na e dërgonin mbrapsht me komente dhe vërejtje në lidhje me sigurinë ose efektivitetin, ndërsa ekuipazhet përgatisin vetë programin për eksperimentet, të cilat do të realizonin."
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit Julian, piktorja Ekaterina Titova prezantoi veprat e saj të reja në ekspozitën "Përmes fuqisë së..
Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe një filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark Twain. Bashkëbiseduesja jonë ndjek gjurmët e dashurisë, të cilat e çojnë në një vend tjetër, në një..