Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“
Foto: Veneta Nikollova

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e koloritit lokal. Kur vjen fundi i javës, hotelet në qytetin e Elenës dhe fshatrat përreth mbushen me vizitorë. Në ditë festash fluksi është aq i madh sa është thuajse e pamundur të gjesh shtretër të lirë. Këtu vendet e akomodimit po shtohen vazhdimisht dhe për momentin janë mbi 250. “Nuk ka mbetur asnjë vendbanim i populluar në rajonin tonë që të mos ketë hotel familjar apo bujtinë” – na thotë Evdokija Okollova nga Komuna e qytetit Elena.

Elena vuan disa zjarre. Në fillim të shekullit të XIX-të, qyteti pothuajse u shkatërrua nga kërxhaliite

"Në vetë qytet ka shtatë monumente të kulturës me rëndësi kombëtare. Janë  shumë interesante shtëpia- muze i Illarion Makariopollskit, Kulla e Sahatit, shkolla e parë e klasave - Daskallollivnica, Hani Kamburov, ku janë të ruajtura mënyra e jetesës dhe traditat e banorëve të qytetit Elena të shekullit të XIX-të. Kisha “Shën Nikolla” me ikonat e saj unike është jashtëzakonisht interesante. Kemi edhe dy kisha të tjera në qytet. Jo rastësisht Elena u quajt Bitlehemi Bullgar gjatë Rilindjes. Turistët vizitojnë punishtet e gdhendjes së drurit dhe qeramikës, si dhe Muzeun e Historisë Natyrore, i cili është vendosur në një ndërtesë të bukur prej druri që përshtatet në mënyrë të përkryer me sfondin e rrugicave me kalldrëm dhe pamjen e rilindëse të qytetit."

Daskallolivnicata

Dhe pse të mos i larmoni pushimet tuaja me peshkim në një nga digat, çiklizëm malor, ecje në natyrë apo hipur mbi kalë? Në kantinën e verës në fshatin Marjan, do t'ju ofrojnë një degustim i varieteteve lokale të verës me meze tipike të këtij rajoni. Por pikë referimi më e famshme, e cila është kthyer në një kartëvizitë turistike të të gjithë rajonit, është kofsha e mishit të derrit. Po flasim për një specialitet jashtëzakonisht të shijshme, që përgatitet sipas recetave të vjetra vetëm këtu:

Diga Jovkovci në afërsi të qytetit Elena

"Edhe klima luan rol në tharjen e tij - këto janë rrymat natyrore malore në vendbanimin Elena. Në kripjen është mjeshtëria! 40 ditë pas kripjes mishi vendoset në fuçi të posaçme, pastaj nxirret përjashta dhe klima natyrore lokale bën punën e saj. Rreth majit mishi është gati dhe e presim. Së bashku me këtë produkt specifik, ne u bëmë një destinacion i njohur. Në muajin tetor 2023 festuam edicionin e dhjetë të festivalit kushtuar këtij specialiteti vendor” - tha zonja Okollova për Radio Bullgarinë.

Për të zhvilluar turizmin bashkia ka një kalendar të pasur kulturor. Ideja është që të ketë të paktën një ngjarje çdo muaj që paraqet traditat tipike rajonale. Një prej tyre është festa e Shën Harallambij në shkurt. Kjo ditë brumosen ëmbëlsira me mjaltë dhe arra, të cilat shpërndahen për shëndetin. Për këtë qëllim organizohet një festë e madhe në sheshin e qytetit. Dhe me shume:

Në fund të muajit prill, Vatra e Kulturës e qytetit Elena organizon një festival folklorik, i cili është mjaft i gjerë dhe atëherë qyteti mbushet me pjesëmarrës dhe turistë. Brenda 2-3 ditëve vijnë më shumë se 1000 të ftuar nga të gjitha anët e vendi. Një interes i madh ka edhe për Festivalin “Prodhuar në Elena”. Këtë vit, festa do të mbahet më 15 qershor, dhe të gjithë prodhuesit nga rajoni përreth qytetit Elena do të mblidhen për të ofruar specialitetet e tyre - mjaltë ekologjik, produkte nga ferma jonë e kërpudhave, barishte, lëngje ekologjikisht të pastra, kos dhe bulmetra të prodhuara në baxhon e qytetit Elena etj. Natyrisht, theksi do të vihet në specialitetet e mishit të prodhuara me mjeshtëri në rajon, si kofsha e mishit të derrit, suxhuku, salsiçet, etj., të cilat kombinohen mrekullisht me verën e fshatit Marjan!” – përfundon Evdokia Okollova.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD