Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje.
E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e argjendta për vallëzimin me rreth. Kampionia Borjana Kalejn doli e dyta në kombinimin me birila. Në kombinimet me shirit, top dhe rreth, ajo gaboi dhe nuk arriti të ngjitej në podium.
Ansambli bullgar i përbërë nga Magdalina Minevska, Sofia Ivanova, Kamelija Petrova, Rejçëll Stojanov dhe Margarita Vasileva fitoi medaljen e argjendtë në kombinimin me dy topa dhe tre shirita. Fatkeqësisht, vajzat nuk e luajtën pastër kombinimin e tyre me pesë rrathë dhe përfunduan në vendin e gjashtë.
Të shtunën, për shkak të një loje të jashtëzakonshme me tre shirita dhe dy topa, vajzat e ansamblit krijuan një mrekulli dhe me notën më të mirë të ditës arritën të shkelin në podiumin e nderit, ndonëse në shkallën më të ulët. Një ditë më parë, ata filluan jo bindshëm dhe me vallëzimin me pesë rrathë u renditën në vendin e shtatë. E shtuna ishte një ditë e suksesshme për Borjana Kalejn, e cila e fitoi tutullin, duke luajtur në një mënyrë perfektë kombinimin e saj me birila dhe shirit. Stiljana Nikollova , e cila kryesonte pas ditës së parë, gaboi në vallëzimin me birila dhe nuk arriti të fitojë vendin e parë, duke u radhitur pas Daria Atamanov nga Izraeli.
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..