Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë

| rinovuar më 24-04-17 3.24.MD
Kostadin Kostadinov
Foto: BTA

Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov ka bërë të ditur se po i paraqesin kërkesë për mosbesim qeverisë së përkohshme të Dimitër Gllavçevit. 67 deputetë të “Vëzrazhdane”, Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) kanë nënshkruar projektvendimin, raportoi gazetarja e BNR, Maria Fileva. Për ta nënshkruar kërkesën ishin ftuar edhe PP-DB, por ata refuzuan. Kërkesa është motivuar nga “ndërhyrja e paprecedentë politike”, e cila vë në dyshim mundësinë e organizimit të “zgjedhjeve të ndershme”. "Fjalë për fjalë një javë pas emërimit të këtij kabineti, pas një deklarate të kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov, ministri i punëve të jashtme është zëvendësuar ose propozuar për zëvendësim. Kjo krijon një premisë objektive për të dyshuar në drejtësinë e votimit", tha Kostadinov.

Më herët, kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova, tha se mocioni i mosbesimit do të jepet vetëm nëse presidenti nuk e zëvendëson kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev.

Para BNR-Plovdiv, profesorеsha e së drejtës kushtetuese në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Natalija Kiselova komentoi se nuk mund të kërkohet mocion mosbesimi për një kabinet zyrtar. Ajo kujtoi se organi që emëron është organi që shkarkon - në këtë rast presidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD