Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti parlamentar për marrëveshjen me "Botash" paraqitet në prokuroritë bullgare dhe evropiane

Jordan Todorov
Foto: BGNES

BSP do t'i dërgojë Komisionit Kundër Korrupsionit, Prokurorisë bullgare dhe asaj evropiane raportin parlamentar për kontratën e transportimit të gazit me kompaninë shtetërore energjetike turke "Botash", njoftoi kryetarja e partisë Kornelija Ninova. “GERB po përpiqet të mbulojë korrupsionin e kontratës me Botash-in duke mos lejuar raportin e komisionit, i cili përmban konstatime serioze për dëmtimin e shtetit bullgar, në axhendën e sallës plenare”, arsyetohet ajo.

Sipas kontratës së lidhur nga qeveria teknike e kryeministrit Gëllëb Donev, kompania shtetërore “Bulgargaz” pranon t'i japë “Botash” akses në tubacionet tona.

“Vëzrazhdane” më herët gjatë ditës së sotme paraqiti një raport në prokurori, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe institucione të tjera shtetërore lidhur me transaksionin skandaloz mes “Bulgargaz”-it dhe “Botash”-it, njoftoi deputeti Jordan Todorov. Ai tha gjithashtu se partia do t'u sigurojë atyre raportin e komisionit të përkohshëm parlamentar, i cili duhej të vërtetonte faktet e marrëveshjes.

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” paraqiti një propozim për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, në të cilën të shqyrtohet raporti i komisionit të përkohshëm për kontratën mes “Bulgargaz” dhe “Botash”. Raporti përmban fakte dhe zbulime jashtëzakonisht skandaloze, të cilat nuk duhet të mbeten të fshehura nga opinioni”, komentoi deputeti i PP-DB-së, Radosllav Ribarski. Kolegu i tij Martin Dimitrov shprehu shqetësimin se dokumenti për “Botash”- in mund të zhduket si udhërrëfyesi për ndërtimin e “Rrymës Turke”.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas një sondazhi i Agjencisë “Mjara” një pjesë e madhe e bullgarëve duan një kabinet të rregullt

Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% -  hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..

botuar më 24-12-24 9.50.PD

Parashikimi I motit për 24 dhjetorin 2024

Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..

botuar më 24-12-23 7.35.MD

Janë siguruar 2.5 miliardë euro për ndërtimin e një ure të dytë mbi Danub midis Ruse dhe Giurgiu

Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..

botuar më 24-12-23 6.02.MD