Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu është pjesë e iniciativës së kreut të shtetit "Bëj sport me Presidentin", e cila promovon aktivitetin fizik tek fëmijët dhe të rinjtë bullgarë. Rumen Radev do t'i mirëpresë garuesit dhe do t'ua dorëzojë organizatorëve Kupën e Presidentit, e cila do t'i jepet fituesit në fund të turneut.
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232..