Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara Zagorës Qipriani, i cili është kryetar i Sinodit.
Këtë vit Pashkët do të festohen pa udhëheqësin tonë shpirtëror Patriarku Neofit, i cili u nda nga jeta më 13 mars pas një sëmundjeje të gjatë. Zgjedhja e patriarkut të ri bullgar do të bëhet më 30 qershor.
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..