Grupi MOLEC vazhdon të emocionojë fansat e tij me projekte dhe shfaqje të shumta në Bullgari dhe jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, një nga grupet më të suksesshme bashkëkohore bullgare u kthye nga Londra - destinacioni i fundit i turneut të tyre evropian 2024. Mbi 600 persona u mblodhën për prezantimin e MOLEC në një klub në kryeqytetin anglez.
Pavarësisht orarit të ngjeshur në muajt e fundit, Kris dhe Juli nga MOLEC vazhdojnë të regjistrojnë muzikë të re. Në mes të muajit prill u shfaq premiera e këngës së tyre më të fundit "Nuk ka rëndësi" dhe e videoklipit shoqërues, të cilat janë hit në platformat muzikore. ¬ Ndërkohë, Kristijan Markov dhe Julijan Sllavçev, së bashku me një band dhe kërcimtarë, po përgatiten për të prezantuar projektin e tyre më të madh deri më tani - një koncert në sallën më të madhe në vendin tonë - Arena Sofja, i cili më 21 nëntor do t'i japë fund turnet të tyre kombëtar. Takimet me fansat e grupit fillojnë në mesin e gushtit në një tjetër vend ikonik koncerti për vendin tonë - "Teatri Antik" në Plovdiv.
Ju ftojmë të dëgjoni "Nuk ka rëndësi" - një këngë-rrëfim ku Kris dhe Juli këndojnë për marrëdhënien me babanë dhe me Zotin, i cili na mban shpirtin në tokë dhe na jep forcë për të shkuar larg...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..