Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne.
Në finalen me shkopinj, Borjana Kalejn zuri vendin e katërt, në topa ajo ishte e pesta, dhe në shirit pas një gabimi - e shtata.
Në finalen e saj të vetme, përfaqësuesja tjetër bullgare Nikoll Todorova bëri gabime të rënda dhe përfundoi në vendin e tetë.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..