Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi mori flamurin e Kampionatit Evropian të Kanotazhit 2025

Nikolla Gospodarski
Foto: Komiteti Organizativ

Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025.Në ceremoninë solemne, flamurin simbolikisht ia dorëzoi shefja e kanotazhit evropian, Annamarie Phelps, Nikolla Gospodarskit – Drejtor i “Garave” në Komitetin Organizativ të Kampionatit Evropian të Kanotazhit në Plovdiv.Garuesit me nevoja të veçanta gjithashtu do të marrin pjesë në kampionatin në Plovdiv.Pritet që në vitin 2025 nga 750 deri në 950 vozitës nga pothuajse të gjitha vendet evropiane të vijnë në Bullgari. Ata do të garojnë në 350-400 varka “akademike”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Stojçev

Petër Stojçev notoi 7 ngushtica oqeanike, tani dëshiron të vendosë një rekord kohor

Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..

botuar më 24-08-19 3.31.MD

Volejbollistet tanë nën 20 vjeç triumfuan në Ballkaniadën në Serbi

Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..

botuar më 24-08-19 9.44.PD

Kampioni olimpik Karlos Nasar: Kufiri im është ende shumë larg

Një nga tre kampionët olimpik të Bullgarisë në Paris, Karlos Nasar, u prit solemnisht në tokën bullgare pas medaljes së tij të jashtëzakonshme të artë në kryeqytetin francez. 20-vjeçari bullgar u ngjit në majën olimpike në kategorinë deri në 89 kg..

botuar më 24-08-13 4.45.MD