Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e tij se ai do të kryqëzohej pas tradhtisë së njërit prej tyre.
Gjatë shërbimeve kishtare sot rikrijohen ngjarje të rëndësishme që lidhen me veprën shëlbuese të Jezu Krishtit.
"Ai që ishte krijuesi i botës së dukshme dhe të padukshme, pasi të ketë vendosur sakramentin e Eukaristisë, do të shahet, do të pështyhet, do të dënohet dhe do të ngjitet në Golgotë për veprën e tij shpëtuese për të gjithë njerëzit - derdhjen e gjakut të Tij të pastër në Pemën Kryq, me të cilin do të na shpengojë dhe do të na bëjë përsëri bij të Zotit dhe trashëgimtarë të jetës së përjetshme”, tha për BNR Mitropoliti i Vracës Grigorij.
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..