Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë në garën e gjithanshme në Kupën e parë Evropiane të Gjimnastikës Ritmike të mbajtur në Baku. Borjana Kalejn mbeti e katërta pas pasaktësive në kombinimin me shirit.
Gara zhvillohet sipas rregullave të reja, sipas të cilave gjimnastet përballen në ndeshje direkte.
Në vendin e dytë u rendit italianja Sofia Raffaelli dhe e treta është Daria Atamanov nga Izraeli.
Më herët sot, ansambli ynë i përbërë nga Magdalina Minevska, Sofia Ivanova, Kamelija Petrova, Rejçëll Stojanov dhe Margarita Vasileva përfundoi në vendin e katërt në garë.
"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav Grozdanov dhe ato bëhen një forcë shtytëse për "zgjimin" e një fshati bullgar në mes të verës futbollistike në kontinentin e vjetër. Vetëm 68..
Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova arriti në çerekfinale të turneut me bar WTA 500 në Bad Homburg. Ajo korri fitoren e tretë radhazi në qytetin gjerman – një në kualifikimet dhe dy në skemën kryesore. Viktoria Tomova fitoi me 6:4, 6:2..