Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët е Besаrabisë ruajnë traditën e një loje të veçantë me vezët e Pashkëve

Foto: Arkiva personale

Lojërat ku personazhi kryesor është veza, ndoshta nuk janë shumë. Në Gjermani, për shembull, për Pashkë, familjet vizitojnë tempullin, dhe më pas fëmijët kërkojnë vezë në kopsht, të fshehura nga lepurushi i Pashkëve - një simbol i pjellorisë. Megjithatë, nëse kërkojmë informacion, do të gjejmë një traditë të ruajtur në territorin e Besarabisë së sotme, ku jetojnë shumë bullgarë etnikë.

"Të gjitha vezët vendosen në një vijë - nga një për secilin pjesëmarrës. Më pas, me një top tenisi, pjesëmarrësi përpiqet të shtyjë njërën prej vezëve nga korniza në të cilën ndodhet. Çdo vezë që del nga korniza është një trofe për atë që e ka qëlluar. Loja zhvillohej në rrugë dhe për secilën vezë bëhej një shtrat prej rëre dhe dheu, në të cilin veza mund të qëndronte drejt”, - na tregoi etnografia nga Moldavia, Galina Manollova.

"Kur shkruajta për këtë lojë, isha e sigurt se ajo ekzistonte ende, por ajo që më habiti ishte se doli që loja ishte plotësisht e humbur! Kuptova se ishte e njohur jo vetëm në fshatin tim të lindjes Kajraklija, por edhe në fshatrat përreth, kryesisht ato bullgare - sqaron Galina Manollova - Po kërkoja materiale për të parë nëse kjo nuk është një huazim nga moldavët, ukrainasit apo rusët, por kjo lojë vërehet vetëm te bullgarët.

Për Pashkët te bullgarët në Moldavi, na tregon një botim interesant nga koleksioni i Radio Bullgarisë, në të cilin mund të lexoni rrëfimin e studiueses për lojën pothuajse të harruar të Pashkëve të bashkatdhetarëve tanë të Besarabisë dhe urimin e saj për më shumë paqe dhe dritë në shpirtrat tanë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të krishterët ortodoksë festojnë ngjizjen e Shën Anës

Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..

botuar më 24-12-09 10.21.PD

80 vjet nga lindja e këngëtares së njohur bullgare Bojka Prisadova

Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në..

botuar më 24-12-05 6.05.PD
Shën Varvara

Nderojmë Shën Varvarën, festa njihet edhe si Krishtlindjet e Grave

Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për besimin e saj të krishterë në fillim të shekullit të IV-të. Kjo ditë quhet edhe Krishtlindjet e..

botuar më 24-12-04 6.15.PD