Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua marshimi solemn i blloqeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar u shkrepën 20 përshëndetje artilerie dhe në fund të ritualit solemn mbi shesh fluturuan tre avionë luftarakë MiG-29.
Në ceremoninë e bekimit të flamujve ishin të pranishëm kryeministri i qeverisë së përkohshme Dimitër Gllavçev, nënkryetarja e Kuvendit Popullor Rosica Kirova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vasill Terziev, oficerë të lartë të ushtrisë, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore dhe të sindikatave ushtarako-patriotike, diplomatë.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..