Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua marshimi solemn i blloqeve përfaqësuese të Forcave të Armatosura.
Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar u shkrepën 20 përshëndetje artilerie dhe në fund të ritualit solemn mbi shesh fluturuan tre avionë luftarakë MiG-29.
Në ceremoninë e bekimit të flamujve ishin të pranishëm kryeministri i qeverisë së përkohshme Dimitër Gllavçev, nënkryetarja e Kuvendit Popullor Rosica Kirova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vasill Terziev, oficerë të lartë të ushtrisë, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore dhe të sindikatave ushtarako-patriotike, diplomatë.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..