Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në fotografi:

Bukuritë e Krahinës së Zemenit

Foto: Miglena Ivanova

Në Bullgarinë Perëndimore, rreth njëqind kilometra në jugperëndim të Sofjes, qyteti Zemen, i vendosur në brigjet e lumit Struma dhe rrethinat e tij nuk janë ndër destinacionet turistike më të njohura në vendin tonë, por interesi për këtë rajon është rritur me meritë në vitet e fundit. Njohësit e antikiteteve më shpesh vijnë këtu për shkak të Manastirit të Zemenit "Shën Joan Teologu", dhe adhuruesit e natyrës tërhiqen nga ujëvara piktoreske Pollska Skakavica


Kisha e vogël në Manastirin e Zemenit "Shën JoanTeologu" është ndërtuar në shekullin e 11-të dhe është një nga monumentet më të vjetra të arkitekturës mesjetare bullgare. Ajo u pikturua dy herë - në shekujt XI dhe XIV. Nga piktura e parë në muret e saj, është ruajtur fytyra e Shën Anës. Një pjesë e madhe e pikturave murale të mëvonshme është ruajtur mirë. Në vitin 1966, Kisha e Zemenit u shpall monument i arkitekturës dhe pikturës bullgare dhe në vitin 2004 u bë degë e Muzeut Historik Kombëtar.


Kurioziteti tjetër në zonë që mbledh turistë të etur për natyrë gjatë fundjavave, siç u përmend, është ujëvara Pollska Skakavica, e cila spërkat ujërat e saj të freskëta nga një lartësi prej 52 metrash.

Mbi të ndodhet kisha e vogël "Shën Dhimitri", e ndërtuar në fund të shekullit të 19-të mbi themelet e një kishe më të vjetër.


Por nuk do të jetë më pak e këndshme për ju të largoheni nga shtigjet e shkelura mirë dhe të shijoni bukuritë bujare të Grykës së Zemenit të lumit Struma.


Gjelbërimi i harlisur që mbulon konturet e buta të kodrave përreth është i këndshëm për sytë dhe një kënaqësi për shpirtin. Dhe ajri është i ngopur me aromën e bimëve që rriten lirshëm.


Gjatë rrugës rrallë do të takoni njerëz ose kafshë, aty-këtu do të shihni shtëpi të vjetra të zhytura në vetminë e tyre.


Pamjet e mrekullueshme përreth do t'ju lënë pa frymë.


Shkëmbinjtë e çuditshëm do t’ju duken si një gjigant i ardhur nga përrallat, ose si një kështjellë, ku një princeshe e ka zënë gjumi në një ëndërr njëqindvjeçare dhe pret që princi i saj ta puthë dhe ta çlirojë nga magjia.


Foto: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja në ngjyrat e Krishtlindjes

Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov

botuar më 23-12-19 8.48.PD

Bullgaria në një përqafim me borë

Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta uragane më 25 dhe 26 nëntor e ndërlikuan situatën në mbarë Bullgarinë. Gjysmë milion familje kanë mbetur pa energji elektrike, në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Për..

botuar më 23-11-27 3.59.MD

Fshati Orehovo – ajri kristal i pastër dhe ngjyrat e vjeshtës në zemër të Rodopeve Perëndimore

E vendosur në pjesën perëndimore të malit Rodopa  në komunën e qytetit  Çepellare , fshati piktoresk Orehovo është ndër vendbanimet më të preferuar për t’u vizituar në malin Rodopa. Ndodhet 60 km në jugperëndim të qytetit Plovdiv dhe rreth 200..

botuar më 23-10-24 2.07.MD