Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Foto: manoftheyear.bg

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov, romani i të cilit "Strehim kohe" u bë libri i parë bullgar që u vlerësua me çmimin prestigjioz letrar Booker dhe Raijço Rajçev - themelues i një kompanie bullgare për zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë dhe të hapësirës ajrore, e cila në fillim të vitit 2023 lëshoi ​​satelitin e saj në bordin e raketës Falcon-9 të SpaceX.

Nga e majta në të djathtë: Aleksandër Vezenkov, Georgi Gospodinov dhe Rajço Rajçev

Konkursi “Burri i vitit" organizohet që nga viti 1990. Në mesin e të shpërblyerve janë presidenti i parë i Bullgarisë i zgjedhur në mënyrë demokratike Zhelju Zhelev, presidentët Petar Stojanov dhe Georgi Përvanov, legjenda jonë e futbollit Hristo Stoiçkov dhe të tjerë.

Lexoni më shumë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 13 gushtin

Ditën e martë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Më e këndshme do të jetë përgjatë Detit të Zi, ku do të ketë erë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 32 deri në 41°, në kryeqytet 35°...

botuar më 24-08-12 7.45.MD
Pamje nga Bllagoevgradi

E paraqesin Bllagoevgradin si një vend interesant për të jetuar dhe për të bërë biznes

"Ejani në Bllagoevgrad" është motoja e forumit treditor të organizuar nga ekipi i kryetarit të bashkisë Metodi Bajkushev. Qëllimi i ngjarjes është të tërheqë dhe motivojë qytetarët e Bllagoevgradit që punojnë dhe zhvillojnë biznes jashtë vendit, për t'u..

botuar më 24-08-12 12.03.MD
 Profesori i Asoc. Angell Kunçev

Ka një rritje të Covid-19 dhe salmonelës, por viruset nuk janë të rrezikshme

Prej 2-3 javësh ka pasur një rritje të rasteve me Covid-19. Procesi është karakteristik jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për Evropën, tha për bTV, kryeinspektori shtetëror shëndetësor, Profesori i Asoc. Angell Kunçev. 200-250 raste regjistrohen në..

botuar më 24-08-12 10.56.PD