Google jep 1 milion dollarë për bursa për shkencëtarët e rinj që punojnë në Institutin Bullgar për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - INSAIT, pranë Universitetit të Sofjes. Ky është një nga dhurimet më të mëdha të bursave në përmasë botërore nga gjigandi i teknologjisë në vitin 2024. Dr. Sllav Petrov, nënkryetar i Research në Google DeepMind, mbërriti në Sofje për njoftimin e tij. Së bashku me ministrin në detyrë të arsimit dhe shkencës Prof. Galin Cokov, me themeluesin dhe drejtor shkencor të INSAIT Prof. Martin Veçev dhe me Boris Georgiev, drejtor i Google Cloud për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Qendrore, ata njoftuan donacionin në një forum të kompanisë. Në këtë veprimtari marrin pjesë ekspertë, drejtues biznesi dhe novatorë të cilët diskutojnë tendencat më të fundit në teknologjitë cloud, përdorimin efektiv të teknologjive të inteligjencës artificiale në arsim, sektorin publik dhe biznes.
Lexoni më tepër:
“Këto shkolla po shkruajnë ose po rikthejnë historinë e Bullgarisë. Produkte jashtëzakonisht të vlefshme u krijuan gjatë viteve të fundit. Kjo është një bazë që tashmë mund të përdoret nga studiuesit në Bullgari dhe jashtë saj,” ndan mendimin e saj Dr...
Nxënësit më të mirë bullgarë në fushën e kimisë u paraqitën shkëlqyeshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë (IChO), duke fituar gjithsej katër medalje: një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronzta, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike në Shkencat..
Rreth njëqind pjesëmarrës do të marrin pjesë në seminarin e 48-të Ndërkombëtar Veror për gjuhën dhe kulturën bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos, njoftuan organizatorët. Seminari hapet më 14 korrik dhe do të zgjasë deri më 3 gusht...
Nxënësit më të mirë bullgarë të gjeografisë fituan 4 medalje në garën më prestigjioze botërore të gjeografisë. Në Olimpiadën e 21-të Ndërkombëtare të..
Asociacioni i Organizatave Kulturore Bullgare Jashtë Vendit është organizata më e re që bashkon bullgarët në mbarë botën. Ndër themeluesit janë 26..