Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë grupesh. Ndër gjithë këto angazhime, Angell Djulgerov gjen kohë për projektin e dytë të pavarur! Pas "Shqisat" nga viti 2021, muzikanti tashmë është gati me "Samsara" - një koleksion prej shtatë këngësh të tij. Për projektin e tij të ri të autorit, Angell Djulgerov thotë:
“Kur punoj mbi muzikën time më pëlqen të shfrytëzoj të gjithë paletën e mjeteve shprehëse, që kam akumuluar në punën time me muzikantë të tjerë. Më pëlqen të mos mendoj nëse rezultati do të jetë komercial, i shitur, i pëlqyer apo jo. Ajo që është e rëndësishme për mua është vetë-shprehja në synimin tim për të krijuar art.”
Këtë e dëgjojmë që në këngën e parë të albumit "Samsara" - "Tërheqja kozmike". Kjo është një këngë, e cila tregon për përpjekjet e njeriut për të zbutur dashurinë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube/@AngelDyulgerov, Ani PetrovaMe interpretimin e këngëve të përzgjedhura nga repertori i tyre, formacioni i dhomës për meshkuj "Svetogllas" do të festojë 15 vjetorin në skenë. Katër këngëtarët: Daniell Spasov, Stanimir Ivanov, Nikollaj Bojanov dhe Milen Ivanov këndojnë acapella (pa..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..