Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë grupesh. Ndër gjithë këto angazhime, Angell Djulgerov gjen kohë për projektin e dytë të pavarur! Pas "Shqisat" nga viti 2021, muzikanti tashmë është gati me "Samsara" - një koleksion prej shtatë këngësh të tij. Për projektin e tij të ri të autorit, Angell Djulgerov thotë:
“Kur punoj mbi muzikën time më pëlqen të shfrytëzoj të gjithë paletën e mjeteve shprehëse, që kam akumuluar në punën time me muzikantë të tjerë. Më pëlqen të mos mendoj nëse rezultati do të jetë komercial, i shitur, i pëlqyer apo jo. Ajo që është e rëndësishme për mua është vetë-shprehja në synimin tim për të krijuar art.”
Këtë e dëgjojmë që në këngën e parë të albumit "Samsara" - "Tërheqja kozmike". Kjo është një këngë, e cila tregon për përpjekjet e njeriut për të zbutur dashurinë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube/@AngelDyulgerov, Ani PetrovaNë prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..
Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..
Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..
"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë..