Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase, demonstrime artizanale dhe një program të pasur muzikor.
Sapo hyjnë në zonën e festivalit, vizitorët joshen nga aroma e 50 çevermeve* të Rodopeve. Të gjithë do të mund të shijojnë mishin e shijshëm të qengjit në një hell dhe të njohin specifikat e përgatitjes së kësaj gjelle nga mjeshtrit e kuzhinës.
Vizitorët në festivalin e fermerëve mund të shohin edhe racat e kafshëve tipike të Rodopeve Lindore, ndërsa mbarështuesit e bagëtive do t'i njohin ata me veçoritë e mbarështimit të racave vendase.
Do të ketë demonstrime të mbathjes me potkonj të kuajve, mjeljes së deleve, dhive dhe lopëve, si dhe të zejeve tradicionale si thurje, qeramikë dhe gdhendje. Dhe gjithashtu garat e mjeljes me dorë, qethjes dhe këpucëve me kalë. Do të ketë edhe çmime për dashin më të rëndë dhe dhinë me flokët më të gjatë.
*çeverme është një emër për mishin e pjekur të deles ose dhisë në skarë, ose në furë të parangrohur, të përgatitur në mënyrë të veçantë
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..