Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Mbreti Ferdinand
Foto: BGNES

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë për në pallatin mbretëror “Vrana”

Ceremonia mortore do të zhvillohet para hyrjes qendrore të “Vrana”, pas së cilës arkivoli do të vendoset në hollin qendror, ku do të ketë një lamtumirë të shkurtër në rreth familjar. Pas kësaj, dyert e pallatit do të jenë të hapura për qytetarët që dëshirojnë të bëjnë nderimet e fundit para arkivolit të mbretit të ndjerë Ferdinand”.

Kthimi i eshtrave të mbretit Ferdinand vjen 76 vjet pas vdekjes së monarkut. Deri më tani, eshtrat preheshin në kriptën e kishës së Shën Agustinit në qytetin bavarez të Koburgut.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD