Qëllimi kryesor i NATO-s nuk është të bëjë luftë, por të parandalojë luftën. Jemi të fortë sepse jemi të bashkuar. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Sofje. “NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori, sepse ajo na bashkon, na ndihmon të zhvillohemi dhe të përshtatemi ndërsa bota ndryshon. Ne jetojmë në një botë të rrezikshme sot dhe duhet t'i përgjigjemi kësaj", tha Stoltenberg. “Ne propozojmë të biem dakord për një rol më të madh në përkrahjen ndaj Ukrainës. Aleatët po punojnë për këtë propozim. Le të biem dakord për një rol më të fortë të NATO-s. Duhet një organizim më i mirë”, tha Stoltenberg dhe theksoi se 2/3 e vendeve në aleancë parashikojnë tashmë 2% të shpenzimeve të tyre për mbrojtjen.
Ukraina do të jetë më e dobët nëse vazhdojmë ta mbështesim vendin me masa të pamjaftueshme, tha presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michał Szczerba. Vendi i Ukrainës është në NATO, në Samitin e NATO-s në Uashington duhet të themi qartë se anëtarësimi i Ukrainës ka ecur në një rrugë të pakthyeshme.Gjysma e botës po mban zgjedhje, regjimet autokratike i shohin këto zgjedhje si objektiva sulmi për të na bërë më të dobët, theksoi ai.
NATO është një zgjedhje civilizuese dhe një garanci e sigurisë. Rusia dëshiron të gërryejë sigurinë evropiane duke rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Detit të Zi, tha në Asamble kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev. Ne kemi nevojë për një prani të NATO-s në rajon, bëri thirrje kryeministri.Në ditën e babait, Fondacioni “Prindërimi i përbashkët” organizon një protestë për ndryshimet ligjore që garantojnë që fëmijët e prindërve të ndarë të mund të rriten me kujdesin e të dy prindërve. Aktiviteti do të mbahet nën moton “Jo tjetërsimit prindëror..
Për shkak të reshjeve të dendura të borës që prej ditës së djeshme, banorët e lagjes "Dragalevci" të kryeqytetit, zonat e vilave "Kiliite", "Simeonovo-Dragalevci", "Jarema", si dhe fshatrat Vlladaja, Pllana, Pasarell, Zheleznica, Bistrica, që ndodhen rreth..
Të enjten do të jetë me vranësira. Reshjet do të vazhdojnë dhe do të jenë të konsiderueshme në Bullgarinë Qendrore Veriore, ku do të bjerë borë. Borë do të bjerë në shumë rajone të Bullgarisë Perëndimore. Në rajonin e malit Rodopa dhe në Bullgarinë..
Hapja e sezonit të skive në Vitosha – mali rrëzë të cilit ndodhet kryeqyteti bullgar Sofje – ishte planifikuar për sot, por qarkullimi në rrugët malore për..
Bullgaria mban zi për humbjen e jetëve njerëzore në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve të linjave ajrore të Azerbajxhanit në Kazakistan. Këtë e shkroi..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..