Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Dimitër Gllavçev bëri thirrje për një prani më të madhe të NATO-s në Detin e Zi dhe në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev
Foto: BTA

Qëllimi kryesor i NATO-s nuk është të bëjë luftë, por të parandalojë luftën. Jemi të fortë sepse jemi të bashkuar. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Sofje. “NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori, sepse ajo na bashkon, na ndihmon të zhvillohemi dhe të përshtatemi ndërsa bota ndryshon. Ne jetojmë në një botë të rrezikshme sot dhe duhet t'i përgjigjemi kësaj", tha Stoltenberg. “Ne propozojmë të biem dakord për një rol më të madh në përkrahjen ndaj Ukrainës. Aleatët po punojnë për këtë propozim. Le të biem dakord për një rol më të fortë të NATO-s. Duhet një organizim më i mirë”, tha Stoltenberg dhe theksoi se 2/3 e vendeve në aleancë parashikojnë tashmë 2% të shpenzimeve të tyre për mbrojtjen.

Ukraina do të jetë më e dobët nëse vazhdojmë ta mbështesim vendin me masa të pamjaftueshme, tha presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michał Szczerba. Vendi i Ukrainës është në NATO, në Samitin e NATO-s në Uashington duhet të themi qartë se anëtarësimi i Ukrainës ka ecur në një rrugë të pakthyeshme.Gjysma e botës po mban zgjedhje, regjimet autokratike i shohin këto zgjedhje si objektiva sulmi për të na bërë më të dobët, theksoi ai.

NATO është një zgjedhje civilizuese dhe një garanci e sigurisë. Rusia dëshiron të gërryejë sigurinë evropiane duke rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Detit të Zi, tha në Asamble kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev. Ne kemi nevojë për një prani të NATO-s në rajon, bëri thirrje kryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarë protestuan kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Qindra qytetarë protestuan në të ashtuquajturën trekëndësh të pushtetit, ku ndodhen godinat e Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, me kërkesën për ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. “Ka..

botuar më 24-10-16 10.52.PD

Argjentina dhe Bullgaria prezantojnë në Sofje bashkëpunimin e tyre në Antarktidë

Konferenca me temë "Argjentina dhe Bullgaria në Antarktidë. Miqësia dhe sinergjia, një hap përtej kufijve të bashkëpunimit" organizohet sot në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" nga Ambasada e Argjentinës në Bullgari. Drejtues i forumit..

botuar më 24-10-16 8.15.PD

Parashikimi i motit për 16 tetorin

Temperaturat minimale të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësirave do të ketë para mesditës në pjesën verilindore të..

botuar më 24-10-15 7.45.MD