Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta blejë këtë pronë. Për momentin nuk është bërë asgjë. Këtë e deklaroi Nënpresidentja Ilijana Jotova në konferencën shkencore “Trashëgimia kulturore – arti – muzetë”, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës.
Jotova theksoi se mungesa kryesore në fushatën e ardhshme zgjedhore është debati për kulturën bullgare. “Ligjet kulturore nuk përgatiten dekada me radhë, por sot janë edhe më të rëndësishme, kur në një botë globale ne duhet të mbrojmë identitetin tonë dhe të krenohemi për historinë tonë kulturore”, tha ajo, duke paraqitur disa shembuj që ilustrojnë mungesën e politikave kombëtare në fushën e kulturës. “Ideja për Ligjin e Kryeqyteteve të Vjetra po mbaron me entuziazmin dhe ambicien fillestare. Mungesa e Bullgarisë në “Itineraret e Kirilit dhe Metodit” është një paradoks. Bullgaria nuk merr pjesë në to, por pretendon të jetë shpëtimtarja dhe pasardhësja e veprës së vëllezërve të shenjtë dhe dishepujve të tyre.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...