Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë.
“Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me udhëtimin me bashkëshortin tim Evgeni dhe i kushtohet atij. Çdo ngjashmëri me persona dhe ngjarje është krejtësisht reale dhe e frymëzuar nga jeta jonë", rrëfen Bellosllava.
Tingëllimi delikat është tipik për krijimtarinë e këngëtares, gjë për të cilën është përkujdesur autori i muzikës dhe aranzhimit Zhivko Petrov. "Shpirti im" u përfshi në një album të vogël me të njëjtin emër, i cili përmban pesë versione të tjera të ndryshme të këngës. Pritet që ai të dalë në një pllakë gramafoni gjatë verës.
Turneu veror i këngëtares filloi më 22 maj dhe do të përfundojë më 4 shtator në Festivalin e Arteve “Apollonia” në Sozopol. Ndërkohë, në qershor, albumi i dytë i Bellosllavës "Më dëgjo", nga vitin 2005, do të dalë në tregun muzikor për herë të parë në një pllakë gramafoni. Ky realizim i ri i albumit është pjesë e projektit për të ribotuar të gjitha regjistrimet në studio të këngëtares në pllaka gramafoni.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Beloslava (Official Channel)
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..