Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist
Foto: Arkiva personale

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi tani është i njohur për banorët e Plovdivit, të cilët shpesh ndalojnë për të pirë një gotë kafe aromatike.

Rruga e jetës së Darenës, si dhe e secilit prej nesh, nuk përmban vetëm faqe rozë. Në vitin 1995, pasi punoi për 6 vite si mjeke në spitalin e Knezhës, vendosi ta kërkonte fatin jashtë, pasi ishin vite “urie dhe të vështira”. I vetmi vend për të cilin ajo mundi të siguronte vizë nga Sofja në atë kohë është Afrika e Jugut. Ishte vetëm vizë turistike dhe zgjaste dy javë.

"Shkova atje pa ditur gjuhë, pa pasur asgjë. Nuk kishte internet në atë kohë dhe informacioni ishte super i kufizuar, për të mos thënë se nuk kishte asnjë informacion - kujton bashkatdhetarja jonë. - Isha në një avion vetëm me emigrantë që kërkonin gjithashtu një jetë më të mirë. E gjeta veten në një kohë të vështirë në Afrikën e Jugut, sepse ishte pothuajse menjëherë pas aparteidit dhe ishte shumë e vështirë të gjeja një punë. Mu desh të punoja në të zezë për 3 vite. Pasi kaluan dy javët e para u bëra ilegale, por arrita të marr të ashtuquajturën vizë refugjati (refugee visa), e cila të lejon të presësh derisa të të sigurohet statusi i refugjatit”.

Darena nuk ka marrë asnjëherë më parë një status të tillë, status i cili nuk e lejonte as të largohej nga vendi. Ajo punoi në një fabrikë, si kujdestare e fëmijëve dhe për fat - arrin të bëhet infermiere në një nga spitalet private. Gjatë kohës së qëndrimit atje ajo mësoi shumë nga termat e anglishtes mjekësore dhe një ditë mësoi se po kërkohej personel për një ambient spitalor në Botsvanën fqinje:

"Unë nuk dija asgjë për atë vend, përveç se kanë një kufi verior të përbashkët. Telefonova, më ftuan në një intervistë, e cila ishte në Johannesburg. Më pas më miratuan dhe më thanë se mund të më ofronin për Botsvanë, por ata duhet të më telefononin prej andej. Ndërkohë unë vazhdova të punoja si infermiere dhe pas rreth 3 muajsh më telefonuan nga Botsvana. Ishte shumë e çuditshme, sepse kishte kaluar aq shumë kohë sa thuajse i kisha humbur të gjitha shpresat" – tregon bashkëbiseduesja jonë e cila arrin të largohet nga Afrika e Jugut, por pa mundësinë për t’u kthyer përsëri atje.

"Mora makinën time të vjetër dhe u largova. Qëndrova në Botsvanë, bëra një provim mjekësor atje, por për fat të keq ata nuk të lajmërojnë menjëherë nëse e ke kaluar apo jo provimin dhe pasuan edhe tre muaj të mundimshëm ku jetoja në hije. Më pas, duke shkuar në këmbë për në ministri se nuk kisha para, nuk kisha asgjë, fiks në ditën e Krishtlindjes shkova me gjithë forcën që më kishte mbetur të pyesja nëse kisha kontratë. Në atë ditë vetëm roja ishte në punë, sepse nga Krishtlindja deri më 15 janar është një periudhë e vdekur në vend. Ai më pyeti për emrin dhe doli që unë e kisha një kontratë që para dy muajsh. U desh të paraqitesha në spitalin përkatës, e bëra dhe që atëherë si të thuash, jeta ime mori një rrjedhë më normale. I legalizova dokumentat e mia dhe tashmë isha me një vizë pune, që ishte diçka e mahnitshme. Unë e mora për diçka më tepër se një Green Card."

Darena u vendos në veri të Botsvanës, ku u punësua në një nga dy spitalet e mëdha në vend dhe pranon se ndjehej sikur kishte rilindur, sepse tani mund të bënte një jetë normale. Ajo tha se përqindja e bullgarëve në këtë vend afrikan gjatë kësaj periudhe ishte e papërfillshme - fjalë për fjalë disa familje, kryesisht inxhinierë dhe mjekë. Ajo vetë punoi si anesteziste dhe reanimatore për nëntë vitet e ardhshme.

Ishte viti 1999 dhe jeta në qytetin e Francistown ishte ende relativisht e sigurt. Ishte për detyrë e gjithsecilit që të kishte një alarm të jashtëm dhe të brendshëm dhe hekura nëpër dyert dhe dritaret e banesës ku jetonte. Ajo jetonte vetëm me qenin e saj, por pavarësisht të gjitha masave ishte viktimë e 7 grabitjeve. Kur u martua, u transferua në Gaborone, kryeqytetin e Botsvanës, ku përjetoi edhe një herë një grabitje në shtëpinë e tyre:

"Një natë ata hynë duke hapur dritaren me një kartë krediti. Për tmerrin tim isha edhe unë atje brenda. Burri im ishte në punë dhe nuk mund t'ju shpiegoj ndjenën e panikut paralizues që përjetova. Në atë moment kuptova se thjesht nuk mund të lëvizësh, ti sheh gjithçka, kupton gjithçka, por nuk mund të lëvizësh as këmbën, as krahun, nuk mund të telefonosh, të thërrasësh për ndihmë. Pas këtij incidenti, u kërkova pronarëve të vendosnin hekura, ata refuzuan dhe ne vendosëm që të gjenim një shtëpi tonën, në mënyrë që të ishim të mbrojtur”.

Ata blenë një apartament, ku jetuan nën një siguri serioze, derisa një ditë vendosën që të kthehen në shtëpi - në Bullgari. Kështu, pas 22 vitesh punë jashtë vendit për të dhe 28 për bashkëshortin, të kënaqur nga mirënjohja e pacientëve dhe kolegëve në spital, dy bullgarët morën një kthesë të re në jetën e tyre, tashmë në tokën e lindjes.

Foto: Arkiva personale
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD

Krasimir Karailiev nga Bratislava: Duhet ta mbrojmë Bullgarinë dhe t'ia tregojmë botës

Krasimir Karailiev ka lindur në Sllovaki, por prejardhja e tij është nga Bullgaria. Ai është pasardhës i kopshtarëve bullgarë, fama e të cilëve u përhap në një sërë vendesh evropiane në fund të shekullit të ХІХ-të dhe në gjysmën e parë të shekullit të..

botuar më 24-04-06 11.00.PD