Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”
Foto: petrichhistorymuseum.bg

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh arkeologjike, dhe në mesjetë këtu u vendos fati i Mbretërisë së Parë Bullgare.

Mali Ograzhden

15 km nga Petriçi, shumë afër kufirit tonë me Maqedoninë e Veriut, gjenden mbetjet e kalasë së Samuilit, e ndërtuar në periudhën 1009-1013, në kohën e mbretit Samuill. Kalaja lidhet me një nga tragjeditë më të mëdha në historinë bullgare. Në vitin 1014, gjatë betejës pranë fshatit të sotëm Kljuç, perandori bizantin Basili II mundi ushtrinë prej 15000 trupash të mbretit Samuill dhe verboi ushtarët e kapur. Në pamjen e procesionit të zi të luftëtarëve të gjymtuar, sundimtari bullgar pësoi një atak në zemër dhe vdiq, pohojnë bashkëkohësit e tij. Sot, kalaja e Samuilit është restauruar dhe shndërruar në një park-muze kombëtar, të cilin e vizitojnë bullgarët dhe mysafirët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia fqinje:

“Natyra është e mrekullueshme atje, mund të shihni pemë shekullore dhe, natyrisht, të kuptoni nga maketi se si është dukur fortifikimi i Mbretit Samuill - thotë Sillvija Vellçeva, një guide turistike në muzeun historik në Petriç - Vetë kompleksi kulturor dhe historik është hapur në vitin 1982. Fillimisht kalohet nëpër një park piktoresk, pas së cilës vizitorët mund të shohin një kopje të një banese mesjetare, pasi aty ka pasur 42-43 banesa të tilla që janë shërbyer si kamp për Mbretin Samuill.

Në kompleks u ngrit edhe një monument bronzi i lartë 5 metra i Samuilit, i cili e paraqet mbretin në momentin kur i ka parë luftëtarët e tij të verbuar. Në njërën dorë ai mban një skeptër, që do të thotë se Bullgaria do të mbijetojë. 

Monumenti i Mbretit Samuill

Vizitorët mund të ngjiten në kullën e restauruar të monitorimit, nga e cila shihet një pamje madhështore e maleve. Kalaja është pjesë e një sistemi fortifikues që shtrihet për më shumë se 8 km përgjatë shpateve të Bellasicës dhe Ograzhdenit."

Pranë Petriçit, afër zonës së Rupite, shihen mbetjet mbresëlënëse të Herakleja Sintika legjendare, e themeluar në shekullin IV para Krishtit. Qyteti lulëzoi edhe nën sundimin maqedonas dhe romak, si një qendër e rëndësishme tregtare dhe kulturore.

Herakleja Sintika

"Ky vend aktualisht po i nënshtrohet konservimit dhe restaurimit. Herakleja Sintika është një qytet i vjetër antik që u varros nga dy tërmete të njëpasnjëshme. Në muzeun tonë historik mund të shihni pllakën, ose më mirë aktin noterial, i cili vërteton se ky është me të vërtetë qyteti i Herakleja Sintika. Ai është kërkuar për më shumë se 150 vjet në territorin e Greqisë fqinje, prandaj kjo pllakë është e rëndësishme për trashëgiminë tonë kulturore” – thotë Sillvija Vellçeva.

Në rrëzë të ish vullkanit Kozhuh, afër Herakleja Sintika, ndodhet shtëpia ku profetesha Vanga i ka pritur të sëmurët dhe njerëzit në vështirësi. Në vitin 1994, ajo vetë financoi një projekt për ndërtimin e kishës “Shën Petka”.

Më pas, rreth shtëpisë së saj, e cila është shndërruar në muze, dhe kishës, u krijua një park me specie të rralla pemësh, burime minerale, përrenj dhe shpendë të ndryshëm. Vendi ka një energji të veçantë.

Tempulli „Shën Petka” në krahinën Rupite

Manastiri i Çurillovos "Shën Gjergji" pranë fshatit Gega, i cili supozohet të jetë themeluar në shekullin e 14-të, është një tjetër kënd shpirtëror, i zhytur në histori dhe shenjtëri, mes natyrës së ruajtur të Jugperëndimit bullgar. 

Piktura në mur në Manastirin e Çurillovos

Quhet edhe Manastiri i Djajve. Shihni pse:

Foto : petrichhistorymuseum.bg, Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksin Përkujtimor

Stara Zagora shënon 147 vjet nga betejat në mbrojtje të qytetit

Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..

botuar më 24-07-31 6.05.PD

17 objekte varrimi u zbuluan nga nekropoli i Raciarias antike

Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..

botuar më 24-07-24 5.16.MD

A e dini se çfarë është një "fillton"?

Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..

botuar më 24-07-20 10.30.PD