Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Malit të Zi, konfirmoi presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij malazez Jakov Milatoviq në qytetin Cetine, kryeqyteti historik dhe kulturor i Malit të Zi.
Duke komentuar pritshmëritë e tij nga parlamenti i ri dhe qeveria e re e mundshme në vendin tonë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai theksoi: “Besoj se Bullgaria do të vazhdojë të mbajë politikën e saj për të mbështetur integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria është shtytësi kryesor i kësaj politike”.
Presidenti bullgar theksoi se procesi i integrimit nuk duhet t'u nënshtrohet vetëm rrethanave gjeostrategjike, por edhe parimit të meritave të veta. “Krahasuar me të gjitha vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi është një vend udhëheqës në këtë proces – raporti i Komisionit Evropian për treguesit e ndërmjetëm për kapitujt 23 dhe 24 është një parakusht për përshpejtimin e procesit”, theksoi gjithashtu Radev, cituar nga BTA.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..