Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar mori pjesë në një operacion ndërkombëtar të drejtuar nga autoritetet franceze, ku u bllokua një faqe e cilësuar si kanal komunikimi i grupeve të organizuara kriminale, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Hetimi ndërkombëtar përfshin edhe pjesëmarrjen e strukturave të specializuara nga Gjermania, Lituania, Holanda dhe Hungaria. Është kundër platformës coco.gg dhe filloi në dhjetor 2023, pasi u konstatua se nga 1 janari 2021 deri më 7 maj 2024, janë nisur më shumë se 23 000 procedime ligjore në lidhje me të dhe më 25 qershor, faqja është bllokuar. Sipas informacioneve të hetuesve, ajo është përdorur si një kanal komunikimi midis grupeve të organizuara në kryerjen e një game të gjerë krimesh - pornografi me fëmijë, prostitucion, trafik droge, pastrim parash, konspiracion kriminal, sulme dhe madje vrasje. Viktimat besohet të jenë mbi 480. Puna e ekipit ndërkombëtar për rastin po vazhdon.Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave. Jashtë vendit ishin 638 600 bashkatdhetarë. Shumica prej tyre – 193 200 - vizituan..
Më 27 dhjetor 2024 mbushen 21 vjet që nga sulmi me kamionin-bombë në bazën e Indisë në qytetin Qerbela të Irakut. Si rezultat i shpërthimit, pesë ushtarakë nga kontingjenti i parë ushtarak bullgar që merrte pjesë në operacionin për stabilizimin dhe..
“Vëzrazhdane” do të bëjë ndryshime në Ligjin për fetë, njoftoi qendra për shtyp e partisë. Sipas partisë, ndryshimet do të mbrojnë Kishën Ortodokse Bullgare si të vetmen. Në prag të Krishtlindjes, Gjykata e Lartë e Kasacionit vendosi të na “kënaqte” me..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...
Kisha Ortodokse është një. Feja tradicionale në Bullgari është Ortodoksia Lindore dhe shprehësi dhe përfaqësuesi i vetëm i saj është Kisha Ortodokse..
Në një deklaratë për media me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit për regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të stilit të vjetër në..