Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8
Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Palвanka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak të tenderëve të pa kryer dhe kontratave të panënshkruara. Kjo shkruhet në raportin e institucionit shtetëror të auditimit të Maqedonisë së Veriut, transmeton BTA. Shuma është mbi 60 milionë euro. Programi i qeverisë së re maqedonase nuk përfshin ndërtimin e linjës hekurudhore për në Bullgari. Në një konferencë për media, zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit Aleksandër Nikolloski deklaroi se ndërtimi i fazës së tretë nga Kriva Pallanka deri në kufi është “hekurudha më e shtrenjtë në botë”. Rruga prej 23.4 km. kushton 24 milionë euro për kilometër. Do të jetë e nevojshme të shkatërrohen shumë shtëpi dhe të shpronësohen toka dhe në fund të ndërtohet një tunel deri në kufi. Nuk dihet se ku del tuneli, sepse Bullgaria nuk ka as projektin e saj për lidhje hekurudhore dhe tunel, thekson Nikolloski.
Kryeministri grek paralajmëroi Tiranën dhe Shkupin me fjalë të urta
Gjykata shqiptare e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për një kryebashkiak të zgjedhur nga minoriteti grek. Fredi Beleri akuzohet se ka blerë 8 vota për 360 euro në zgjedhjet vendore në Himarë. Beleri, i cili ka dy shtetësi edhe pse ndodhet në burgun shqiptar, u zgjodh eurodeputet nga Greqia. Beleri i tha Reuters se kryeministri shqiptar Edi Rama organizoi një komplot kundër tij dhe se ai do ta apelojë dënimin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nëpërmjet fjalëve të urta, kryeministri grek Kiriakos Micotakis paralajmëroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Ëndrrat evropiane të zotit Rama përshkojnë një proverb grek: “Çfarë të mbjellësh, atë do të korrësh”, tha Micotakis. Ai paralajmëroi edhe për shkeljet e Marrëveshjes së Prespës nga Shkupi: “Mos i bëni hesapet pa hanxhi”, transmeton skai.gr/tv.
Rumania vendos masa të reja kundër cigareve dhe alkoolit tek të miturit
Cigaret dhe alkooli në Rumani tashmë do të shiten vetëm me kartë identiteti. Regjimi u shtrëngua nga një ligj i miratuar nga të dy dhomat e parlamentit rumun. Shitësit në objektet tregtare dhe stafi në vende publike detyrohet të kërkojnë dokumente identifikimi kur shesin pije alkoolike dhe produkte të duhanit për të verifikuar që blerësit janë mbi 18 vjeç. Qëllimi është të reduktohet konsumi tek adoleshentët. Sanksioni për tregtarët shkelës është nga 10 000 deri në 30 000 lei (nga 2000 deri në 6000 euro). Rumania është një nga vendet evropiane me më shumë duhanpirës. Me një ligj tjetër në shkurt, autoritetet rumune ndaluan tashmë shitjen e cigareve elektronike për të miturit, kujton TV Digi 24.
Udhëtimet e politikanëve kroatë në EURO 2024 po hetohen
Presidenti kroat Zoran Millanoviç konfirmoi se do të kandidojë për rizgjedhje dhe kërkoi mbështetjen e Partisë Socialdemokrate, transmeton hina.hr. Millanoviç tha se ai ka njohuritë dhe përvojën më të madhe nga çdo kandidat i mundshëm. Ndërkohë, Komisioni i Konfliktit të Interesit i Kroacisë nisi një hetim ndaj presidentit për shfrytëzimin e një avioni shtetëror me gruan e tij Sanja Millanoviç për të parë ndeshjen e futbollit EURO 2024 Kroaci - Itali në Lajpcig. “Do të kontrollohen të gjitha faktet dhe do të vendoset nëse ka bazë për fillimin e procedurës”, tha zëdhënësja e komisionit, Mia Juriniç. Komisioni po heton edhe kryetarin e Kuvendit, Gordan Jandrokoviç, se pse ai e mori djalin e tij në aeroplanin shtetëror në ndeshjen e futbollit Kroaci - Spanjë, transmeton hina.hr.
Në Serbi po pyesin se cili do të jetë fati i trajnerit të kombëtares së futbollit
Koha e Dragan Stojkoviç - Piksi në krye të kombëtares serbe të futbollit duket se po mbaron, sipas mediave në Serbi. Vetë Stojkoviç nuk po jep dorëheqje dhe madje kërkon kontratë të re, thotë sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Serb të Futbollit, Jovan Shurbatoviç, transmeton “Mozzartsport”. “Unë nuk “kapem mbi gardhsi i dehur”, dua të punoj, dua ta nxjerr skuadrën nga kjo situatë. Më thirrën 3 vite më parë kur kishte probleme të tjera dhe i zgjidha. Pa asnjë tronditje, hap pas hapi", tha Stojkoviç pas mbërritjes së ekipit në aeroportin e Beogradit. Serbia u rrëzua nga EURO 2024 në Gjermani pas rezultatit të bardhë 0:0 me Danimarkën në raundin e tretë të fazës së grupeve. Katër futbollistë po mendojnë të largohen nga kombëtarja nëse Stojkoviç – Piksi mbetet trajner. Në mesin e tyre është edhe kapiteni Dushan Tadiç, shkruajnë mediat serbe.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, EPA/ BGNES, digi24.ro, tanjug.rs
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..