Më 29 dhe 30 qershor, liqeni në Pançarevo pranë Sofjes pret Festivalin e Varkave të Dragoit. Garat e varkave të dragoit do të zhvillohen në të dyja ditët në bazën e kanotazhit, të cilat çdokush mund të vëzhgojë. Festivali me hyrje të lirë do të mbahet në dy pjesë kryesore - një program konkurrues dhe një multikulturor me muzikë, vallëzim, punëtori krijuese, demonstrime të arteve marciale, atraksione për fëmijë, ekspozita kulinarie dhe më shumë.
Festivalet e Varkave të Dragoit kanë një histori më shumë se 2000 vjeçare. Fillimi u vu në Kinë dhe vendet e Lindjes së Largët, por sot ato janë të njohura në të gjithë botën. Bullgaria u zgjodh të jetë mikpritëse e Kampionatit Botëror të Varkave të Dragoit në vitin 2025, i cili do të mbahet në qytetin danubain Ruse.
Foto: FB/DragonBoatFestivalBG, dragonboats.bgNë kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..