Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bansko hap sezonin turistik veror

Foto: BGNES

Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga sot në Bansko.

Resorti në malet e Pirinit do t'i befasojë mysafirët e tij gjatë verës me shumë atraksione sportive për të rinj dhe të vjetër. Një kompleks i vogël argëtimi me një kullë ngjitjeje, një poligon qitjeje, një fushë futbolli me vrima të vogla, mini golf, një rrëshqitje uji 400 metra etj. ndodhet në Livadhin Bënderishkata.

Në korrik do të ketë shfaqje të filmave bullgarë nën qiellin e hapur, një festival të orkestrave shkollore, një prezantim të konkurrentëve më të mirë bullgarë nga kampionati ekstrem enduro.

Çmimet e paketës për një ditë për një të rritur janë 90 leva (46 euro), dhe për fëmijët nga 8 deri në 12 vjeç - 55 leva (28 euro). Ato përfshijnë një biletë teleferiku me dy drejtime, një zbritje një herë në një rrëshqitje verore dhe pesë zbritje me tuba në një grykë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD