Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të shijojnë teatrin, kinemanë dhe muzikën.
Këtë vit ka vetëm tre koncerte, por ato mbulojnë zhanre të ndryshme me artistë të preferuar të brezave të ndryshëm.Hapja është më 18 korrik me koncertin e yllit të madh të estradës bullgare të dekadave të fundit, Vasill Najdenov. Më 11 gusht këngëtarja Marina Gospodinova do të na zhytë në “Vitet e Artë të Jazz-it”.
Dhe më 28 korrik, argëtimi është i garantuar me “Kerana dhe kozmonautët” - një grup që pushton jo vetëm të rinjtë me tingujt e tij karakteristik dhe mesazhet kryesisht ironike.
Teksti është i interpretueses së këngës Kerana - Julija Jordanova, e cila do të festojë ditëlindjen në skenë atë mbrëmje, kështu që koncerti do të jetë i veçantë. Mbushuni me humor të mirë me këngën e tyre “Kaq mundem”.
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..