Sipas analizës së Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, të ardhurat e nevojshme mujore në qershor për të mbajtur jetën e një familjeje prej tre anëtarësh me dy punëtorë dhe një fëmijë deri në 14 vjeç janë 2615 leva (1315 €), tregon analiza e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Për një person që jeton vetëm, nevojiten 1453 leva (750 euro).
Ne duam të kemi një definicion në nivel kombëtar për pagën e jetesës dhe Statistikat Kombëtare ta shpallin atë çdo tremujor, tha Pllamen Dimitrov, kryetar i sindikatës më të madhe KNSB. Kështu, qytetarët do të kenë një ide se sa para u nevojiten për të jetuar relativisht mirë sipas standardeve bullgare. Të ardhurat e nevojshme vetëm për ushqim janë 572 leva (288 €) për një punëtor në muaj. Kjo është 39.4% e të ardhurave totale, raporton gjithashtu KNSB.Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..