Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të Volejbollit për femra nën 18 vjeç. Në ceremoni morën pjesë trajnerja e lartë e skuadrës, Antonina Zetova dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit, Ljubomir Ganev.
“Ju jeni një dëshmi e gjallë se Bullgaria ka dhe do të vazhdojë të ketë vajzat e saj të arta dhe jo vetëm në gjimnastikë ritmike, por edhe në volejboll, të cilat e duam të gjithë ne. Ju jeni mishërimi i forcës së shpirtit të paepur bullgar dhe vullnetit për të fituar”, tha presidenti. Ai kujtoi se një vit më parë, ekipi i volejbollit për meshkuj, i cili fitoi medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Bahreinit, ishte në Sallën e Stemës.Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..