Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të Volejbollit për femra nën 18 vjeç. Në ceremoni morën pjesë trajnerja e lartë e skuadrës, Antonina Zetova dhe presidenti i Federatës Bullgare të Volejbollit, Ljubomir Ganev.
“Ju jeni një dëshmi e gjallë se Bullgaria ka dhe do të vazhdojë të ketë vajzat e saj të arta dhe jo vetëm në gjimnastikë ritmike, por edhe në volejboll, të cilat e duam të gjithë ne. Ju jeni mishërimi i forcës së shpirtit të paepur bullgar dhe vullnetit për të fituar”, tha presidenti. Ai kujtoi se një vit më parë, ekipi i volejbollit për meshkuj, i cili fitoi medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Bahreinit, ishte në Sallën e Stemës.I dyti në skemën ATP 250 në Brisbane, Grigor Dimitrov, filloi me sukses sezonin e tij të 18-të në tenisin profesional. Në mbrojtje të titullit, bullgari mundi me 7:6(5), 6:3 të kualifikuarin nga Gjermania Janik Hanfman pas një orë e 47 minuta lojë...
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024. Agjencitë kombëtare të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë,..
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..