Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik, ndërsa shpërblimi i fituesve të konkursit bëhet më 19 korrik, njoftuan organizatorët “Expo Team”.
Sivjet, hapësirat e ekspozitës janë të vendosura në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve - Burgas, ku do të prezantohen më shumë se 350 verëra dhe pije alkoolike. Tradicionalisht, përveç bodrumeve të verës dhe distilerive, përfshihen përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me pakicë, dyqane gourmet dhe hotele. Festivali mbahet nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e saj. Partnerët janë Agjencia Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Dhoma Kombëtare e Vreshtarisë dhe Verërave (NLVK) dhe Unioni i Enologëve në Bullgari.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..