Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar për vajza dhe solli titullin e parë për vendin tonë në këtë grupmoshë nga kampionati evropian.
Veliçkova fitoi medaljen fitoi edhe medaljen e bronztë në kërcimin së gjati, pasi kapërceu 6.16 metra.
Hristijan Kasabov fitoi medaljen në 110 metra me pengesa, duke u renditur i treti.
Në Kampionatin Evropian në,Sllovaki, shumë mirë u prezantua edhe Dimo Andreev, i cili fitoi medaljen e argjendtë të çekiçit (5 kg). Ai arriti 72.49 m në përpjekjen e tij më të mirë.
Foto: BTA, atletikabg.comAleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..