Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Pjesëmarrësit largohen me mbresa të bukura

13
Foto: Kostandina Bello

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare. Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë. 

Gjatë këtyre ditëve të nxehta korriku ata vizituan disa pika turistike në qarkun e Korçës. Destinacioni i parë ishte Pogradeci, një qytet mjaft i bukur turistik, me liqenin e pastër dhe Drilonin përallor pranë manastirit të Shën Naumit, që mban emrin e njërit prej nxënësve të famshëm të Shenjtorëve Kirill dhe Metodij i cili është varosur në kishën e manastirit. 

VoskopojëVizita tjetër ishte në fshatin turistik të Voskpojës i cili në sh. XVIII ishte një qytet i rëndësishëm kulturor, tregtar dhe politik jo vetëm në Ballkan por dhe më gjerë, me shtëpinë e parë botuese në Ballkan, institute arsimore dhe shumë kisha. Ai ka rëndësi për vendet e Ballkanit, sepse këtu u botua fjalori i katër gjuhëve ballkanike: Greqishte, Shqip, Bullgaisht dhe Arumanisht. 

qyteti i KorçësKorça ishte destinacioni tjetër për pjesëmarrësit e Shkollës, qytet shumë i bukur i cili ka një histori mjaft të pasur, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Shkolla e Parë Shqipe, etj. Qyteti bashkë me rrethinat e tij u bë pjesë e Perandorisë bullgare në vitin 853 dhe u përfshi në njësinë administrative të emërtuar Kutmiçevica. Edhe sot në krahinën e Korçës ka fshatra ku jeton pakicë bullgare, që është ura lidhëse midis dy vendeve dhe popujve, që kanë qëndruar në fqinjësi të mirë shekuj me rradhë. 

Prof. Kirill KirillovPër dialektin arkaik që flasin edhe sot banorët e këtyre fshatrave, për veshjet dhe traditat e tyre foli prof. Kirill Kirillov nga Akademia e Shkencave të Bullgarisë. Prof. Kirillovi mbajti një leksion dhe për fjalët me origjinë shqiptare në gjuhën bullgare. 

Ceremonia e ndarjes së çertifikataveMë datën 24 Korrik u organizua dhe ceremonia e mbylljes dhe ndarjes së certifikatave për studentët dhe pjesëmarrësit në Shkollën Verore. Në këtë ceremoni të thjeshtë, por mjaft të bukur morrën pjesë dhe disa përfaqësues të  Universitetit të Veliko Tërnovos „Shenjtorët Kirill dhe Metodij“, Prof. Dr. Nikollaj Kënev, zv. Rektor, Prof. Dr. Vlladimir Vlladov, Prof. As. Dr. Daniella Tasevska dhe Dr. Miranda Bello. Prof. As. Dr. Raqi Bello dhe Prof. Dr. Nikollaj Kënev përshëndetën pjesëmarrësit dhe vunë theksin mbi rëndësinë që ka kjo shkollë për gjuhën dhe kulturën bullgare dhe falenderuan dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, për mbështetjen e saj dhe të fakultetit që drejton mësimet e bullgarishtes. Fjalë falenderuese shkuan edhe për Departamentin e Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, pjesë e të cilit është edhe kjo gjuhë.

Pjesa më e bukur e kësaj ceremonie ishte ndarja e certifikatave të gjuhës bullgare, të lëshuara nga Universiteti i Veliko Tërnovos, si dhe e dhuratave të vogla të përgatitura për ta. Pjesëmarrësit ndanë me njeri-tjetrin mbresat e bukura nga shkolla verore dhe shprehën dëshirën për t’u takuar sërish vitin tjetër.

Ndërkohë katër studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, pjesëmarrës të Shkollës Verore, në kuadër të bashkëpunimit me universitetet bullgare po vazhdojnë kursin e bullgarishtes në universitetet e Sofjes dhe Veliko Tërnovos. Kjo është një praktikë mjaft e mirë për studentët e FGJH-së.


Foto: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD