Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shumica e të rinjve tashmë e shohin zhvillimin e tyre JO jashtë vendit, por në Bullgari

Foto: Bulgaria Wants You

Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma Bulgaria Wants You. Po thellohet edhe tendenca drejt kthimit të personelit të ri të kualifikuar dhe me përvojë jashtë vendit.

Pavarësia nga prindërit, interesimi për kulturën e huaj dhe të kuptuarit se kushdo që shkon për të studiuar në Evropën Perëndimore do të rregullojë jetën e tij dhe do të ketë sukses janë arsyet shumë të rinj bullgarë largohen nga vendi në kërkim të horizonteve të reja, bëhet e qartë nga një reportazh i Viktoria Petrova për BNR-Horizont. Ajo na takon me të rinj të suksesshëm bullgarë, të cilët, përballë një karriere magjepsëse jashtë vendit, kanë zgjedhur të kthehen këtu. Mes tyre është edhe Filip Jordanov, i cili arsimin e mesëm e kreu në Britaninë e Madhe dhe studioi në Itali. Tani i riu punon si analist i të dhënave për një kompani amerikane në tregun bullgar. “Shumë njerëz më pyesin pse u ktheva”, thotë Filipi dhe shton:

Filip Jordanov (djathtas)

"Shumica e njerëzve që e bëjnë këtë pyetje nuk kanë jetuar, studiuar apo kaluar ndonjë kohë të rëndësishme jashtë vendit. Ata mendojnë se problemet e tyre mund të zgjidhen duke shkuar diku tjetër, por nuk ka asgjë më ndryshe të jetosh në një vend tjetër sesa të jetosh në Bullgari. Unë jam këtu sepse kam arritur të ndërtoj një mjedis të mirë, shoh që njerëzit rreth meje po zhvillohen dhe nuk kam asnjë dyshim se një person që dëshiron dhe punon shumë mund t'ia dalë në Bullgari" , thotë Filip.

45% e të rinjve në vendin tonë tregojnë një preferencë për të punuar me punëdhënësit bullgarë, ose 5% më shumë se në vitin 2023. Petër Pejçev ka studiuar në Holandë, por së fundmi është kthyer në Bullgari. Tani punon si analist financiar në një kompani bullgare që operon në tregun tonë të kapitalit:

"Merremi me investim bankar, punojmë me kompani bullgare. Kjo është diçka që unë e konsideroj mjaft inovative. Dhe të them të drejtën, deri para një viti, një vit e gjysmë, nuk e dija që kishte gjëra të ngjashme në Bullgari, por këtu gjeta diçka, e cila është jashtëzakonisht interesante!"

Pavarësisht mundësive që gjejnë në vendin tonë, të rinjtë përballen me vështirësi. Sektori ynë privat rezulton të jetë shumë më i favorshëm për ta sesa sektori publik. Sipas tyre, administrata shtetërore dhe institucionet shpeshherë nuk i ndajnë hapur njoftimet për vende të reja pune, ose afatet e tyre janë shumë të shkurtra. Për të mos përmendur që ato përmbajnë kërkesa specifike që janë të vështira për t'u përmbushur.


“Do të doja të shihja më shumë biznese bullgare në tregun tonë, jo aq shumë ndërkombëtarë, pasi kemi shumë për të treguar”, thotë Petër. Ai rendit edhe disa nga pengesat me të cilat përballen të rinjtë bullgarë që kanë vendosur të realizohen jashtë vendit:

“Gjetja e akomodimit, gjetja e një pune është gjithashtu mjaft e vështirë në këtë moment, kur nuk hapen pozita të reja, por zëvendësohen të vjetrat. Së treti, sado miqësore të jetë Holanda, për shembull, dhe në të vërtetë ajo është e tillë, kjo është një shoqëri tjetër që ne nuk mund ta kuptojmë në këtë fazë dhe është shumë e vështirë të përshtatesh plotësisht kur je rritur në Bullgari. Vetë problemet dhe idetë për jetën janë të ndryshme. Të kthehesh në Bullgari dhe të jesh me njerëzit në këtë bashkësi mund të jetë shumë më motivuese, sesa të jesh në një vend të caktuar ku mbetesh i huaj – jo vetëm si pasaportë, por edhe si mendësi”, përfundon Petër Pejçev.

Lexoni më shumë:

Përpiloi: Veneta Nikollova /bazuar në intervistat e Viktoria Petrova nga BNR-"Horizont"/

Foto: Bulgaria Wants You, Viktoria Petrova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD