Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti Rumen Radev vazhdon me procedurën e emërimit të qeverisë së përkohshme dhe caktimit të zgjedhjeve të parakohshme të shtatë parlamentare.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, presidenti, pas konsultimit me grupet parlamentare dhe me propozimin e kandidatit për ushtrues detyre të kryeministrit, emëron qeverinë e përkohshme dhe cakton zgjedhjet e reja brenda dy muajve. Presidenti ka një listë shumë të kufizuar personash nga të cilët mund të emërohet ushtruesi i detyrës së kryeministrit, kryetari i Asamblesë Kombëtare, guvernatori ose zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, kryetari ose zëvendëskryetari i Dhomës së Auditimit dhe Avokati i Popullit, ose zëvendësi i tij.Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB, momenti i zgjedhur nga Gllavçev për të sjellë këtë lloj marrëveshjeje në parlament është..
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...