Pas kthimit të mandatit të tretë të paplotësuar për formimin e qeverisë nga grupi parlamentar i partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), presidenti Rumen Radev vazhdon me procedurën e emërimit të qeverisë së përkohshme dhe caktimit të zgjedhjeve të parakohshme të shtatë parlamentare.
Sipas ndryshimeve të fundit në Kushtetutë, presidenti, pas konsultimit me grupet parlamentare dhe me propozimin e kandidatit për ushtrues detyre të kryeministrit, emëron qeverinë e përkohshme dhe cakton zgjedhjet e reja brenda dy muajve. Presidenti ka një listë shumë të kufizuar personash nga të cilët mund të emërohet ushtruesi i detyrës së kryeministrit, kryetari i Asamblesë Kombëtare, guvernatori ose zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, kryetari ose zëvendëskryetari i Dhomës së Auditimit dhe Avokati i Popullit, ose zëvendësi i tij.Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..