Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit. Dy koncerte të tjera janë planifikuar në qytetin e dytë më të populluar në Shqipëri – në datat 12 dhe 17 gusht 2024, mësojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Festivali "Mbrëmjet e kulturës bullgare" organizohet tradicionalisht nga Xhejljan Demirev, kryedrejtori artistik dhe koreografi për një kohë të gjatë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Veriut “Ivan Vëlev” në Pleven dhe një patriot me shpirt të madh. Prej këtij viti përgatitja e aktivitetit kryhet edhe me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në Tiranë.
Në koncertet e muajit qershor grupet kishin përgatitur një program të larmishëm në shesh, duke shkaktuar interes të madh te banorët vendas dhe mysafirët e qytetit.
Edicioni i tretë për vitin 2024 i festivalit "Mbrëmjet e Kulturës Bullgare" ishte i ftuar edhe në një qytet tjetër shqiptar, Shijaku.
Për nder të mysafirëve nga Bullgaria, në sheshin qendror të qytetit u organizua një ekspozitë e produkteve të fermerëve dhe zejtarëve vendas. Një mirëseardhje të veçantë bëri nënkryetarja e bashkisë Shpresa Domi dhe grupi folklorik i fëmijëve të Shijakut. Pjesëmarrësit morën edhe certifikata të posaçme.
Organizimi i mirë nga ana e mikpritësve dhe kënaqësia e pjesëmarrësve dhe e publikut është një kërkesë për mbajtjen e mbrëmjeve të ngjashme në qytetin e Shijakut edhe në vitin 2025.
Lexoni më shumë:
Foto: MPJ
Përpiloi, përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Tetë tradita autentike bullgare dhe auftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Tetë tradita autentike bullgare dhe auftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të..