Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Foto: BTA

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga ushtarët e Ushtrisë Kryqtare që qëndruan në fshatin e atëhershëm Preslavica (sot - Vlladimirovo). Për 25 vjet, dy kishat i mirëmban vullnetari nga fshati Valentin Vëllkov, i cili është një ish-ushtarak, por tani ia ka kushtuar jetën besimit, transmeton BTA. Ai tregon se kisha katolike është monument kulture, por po shkërmoqet dhe vetëm kryqet e rënda prej guri në oborr dhe brenda saj kujtojnë kohërat e vjetra dhe ndërtuesit e saj - ushtarë nga ushtria kryqtare që erdhën në trojet tona për të dëbuar pushtuesit osmanë, por pësuan një disfatë, pas së cilës disa prej tyre u vendosën në rajone të ndryshme në tokat bullgare. Sipas Vëllçevit, në fshatin Presllavica kishte një koloni ushtarësh të plagosur me origjinë franceze dhe shumica prej tyre pasi  mbijetuan dhe u shëruan, u vendosën në fshat dhe ndërtuan tempullin e tyre. Megjithëqë janë zbehur tekste nga Bibla mund të shihen edhe më sot në muret e saj në latinisht.

Në kohën e socializmit në vendin tonë, rreth 70-80 vjet më parë, kisha latine u lye dhe u riparua pak, por më pas u braktis.

Kisha latine në fshatin Vlladimirovo është një gjë e rrallë për vendin tonë, por ka nevojë për riparim që të ruhet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U përmbush vullneti i fundit i Mbretit Ferdinandit - shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari

76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..

botuar më 24-05-31 7.30.PD
Mbreti Ferdinand

Eshtrat mortore të mbretit Ferdinand do të transferohen në Sofje

Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..

botuar më 24-05-27 8.57.PD

Teknologjitë e reja rikrijojnë Betejën e Tutrakanit

Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..

botuar më 24-05-26 9.15.PD