Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Foto: BTA

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion evropian, tani kampion olimpik, më duhet një komplet.” Kështu deklaroi Semen Novikov, bullgar i natyralizuar i lindur në Harkov të Ukrainës, pas kthimit nga Parisi, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 87 kilogramë mundje klasike. Ai falënderoi veçanërisht biznesmenin bullgar, sponsor kryesor të mundjes bullgare, Grisha Gançev, që i dha një jetë të dytë sportive, si dhe trajnerin e tij personal Soslan Farniev, i cili "besoi në mua dhe ma ngriti nivelin".

“Falënderoj të gjithë Bullgarinë që më dha një shans nga i cili përfitova në mënyrë sa më mirë. Vitet e fundit ishin shumë të vështira, nuk dihej nëse do të mund të vazhdoja të garoja. Bullgaria është atdheu im i dytë. Një ditë, kur të mbaroj karrierën time në garë, do ta ndihmoj Bullgarinë duke dhënë përvojën time, shpresoj të jem i dobishëm për vendin. Këtu ka shumë njerëz të talentuar". Këtë e tha mbajtësi i medaljes së artë nga Parisi në mundje të lirë, Magomed Ramazanov, i cili është gjithashtu një bullgar i natyralizuar, me origjinë nga Dagestani. Për sa i përket synimeve të tij për një të ardhme relativisht të afërt, këta janë titujt evropian dhe botëror, e pse jo edhe një tjetër olimpik. Në Paris fitoi finalen me 7:1 pikë në kategorinë 86 kg stil i lirë ndaj iranianit legjendar Hasan Jazdani Çarati.

Bullgaria përfundoi Olimpiadën e Parisit me tre medalje ari, një argjendi dhe tre bronzi, duke zënë vendin e 26-të në renditjen e përgjithshme të medaljeve dhe e dyta vetëm pas Rumanisë në Ballkan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti dekoroi kampionet evropiane të volejbollit nga Brukseli

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi Kombëtaren Bullgare të Volejbollit për femra nën 18 vjeç me Pllakë Nderi të Presidentit. Çmimi është për meritat e shquara në zhvillimin e sportit bullgar dhe fitimin e vendit të parë në Kampionatin Evropian të..

botuar më 24-07-17 12.07.MD

Plovdivi mirëpret pjesëmarrësit nga e gjithë bota në dy kampionate të kanoe-kajakut

Kanali i Kanotazhit në Plovdiv po pret dy kampionate botërore në kanoe-kajak , njoftuan organizatorët. Së pari, nga data 12 deri më 14 korrik do të garojnë mbi 300 veteranë nga 37 shtete dhe një javë më pas, nga 17 deri më 21 korrik, do të..

botuar më 24-07-12 5.15.PD

“Lludogorec” startoi në Ligën e Kampionëve me 3:1 ndaj “Dinamo Batumi”

Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn..

botuar më 24-07-11 11.46.PD