Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Majkëll O'Fleërti tha se është "thellësisht i shqetësuar" nga ligji i miratuar nga parlamenti bullgar kundër "propagandës" LGBT në shkolla dhe i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të mos e nënshkruajë atë, njofton BTA, duke cituar AFP. “Jam i shqetësuar thellë nga ligji i ndalimit, shkroi O'Fleërti në rrjetin social “X”: “I bëj thirrje (presidentit Radev) të mos e nënshkruajë atë. Autoritetet duhet të luftojnë diskriminimin dhe retorikën armiqësore kundër personave LGBT, përfshirë edhe në prag të zgjedhjeve”, shtoi komisioneri.
Mbrëmjen e së hënës në administratën e presidentit u dorëzuan 7038 nënshkrime të qytetarëve dhe 76 organizatave joqeveritare, me të cilat kërkohet që kreu i shtetit të vërë veton ndaj ndryshimeve.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°C. Në Sofje pritet 19°C. Gjatë ditës do të mbetet me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite do të përhapen shtëllunga resh, por mundësia për reshje është e vogël. Do të fryjë erë e lehtë, në..
Bullgaria vlerëson lart përpjekjet e vazhdueshme të Katarit për ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore përmes mjeteve diplomatike. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një..
Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris. Ngjarja është pjesë e programit kulturor të Bullgarisë gjatë sesionit të 47-të të Komitetit për..
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të mbështesë vota mosbesimi që nuk na largojnë nga Evropa. Kështu iu përgjigj lideri i partisë “PP”, Asen Vasilev,..
Bullgaria është një faktor në BE dhe në rajon, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta marrë në konsideratë. Këtë e deklaroi për bTV ministri i jashtëm..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me..